BOTA
1 minuta leximi
OKB-ja ngre alarmin: Rreth 25 milionë sudanezë vuajnë nga uria akute
“Rreth 5 milionë fëmijë dhe nëna që ushqejnë me gji janë të kequshqyera në mënyrë akute. Sudani aktualisht është i vetmi vend në botë ku uria akute është konfirmuar", tha koordinatorja e OKB-së, Samantha Chattaraj.
OKB-ja ngre alarmin: Rreth 25 milionë sudanezë vuajnë nga uria akute
OKB-ja ngre alarmin: Rreth 25 milionë sudanezë vuajnë nga uria akute / Reuters
25 Prill 2025

Koordinatorja e Emergjencave në Sudan e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të OKB-së, Samantha Chattaraj bëri të ditur se afërsisht 25 milionë njerëz në Sudan, ekuivalent me gjysmën e popullsisë, po përballen me uri akute.

Ajo theksoi se PBU-ja kishte bërë disa përpjekje për të ndihmuar njerëzit që mbetën kryesisht pa ndihmë dhe raportoi se në mars ata arritën 4 milionë njerëz në të gjithë Sudanin, katër herë më shumë se numri i njerëzve që ndihmuan një vit më parë.

"Rreth 25 milionë njerëz në të gjithë vendin, gjysma e popullsisë, po përballen me uri akute. Rreth 5 milionë fëmijë dhe nëna që ushqejnë me gji janë të kequshqyera në mënyrë akute. Sudani aktualisht është i vetmi vend në botë ku uria akute është konfirmuar", tha koordinatorja e OKB-së.

Chattaraj potencoi se synojnë të arrijnë 7 milionë njerëz deri në mesin e vitit dhe se u kanë dhënë përparësi 27 rajoneve që po përjetojnë uri ose klasifikohen si në rrezik urie.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us