Të paktën 61 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, duke e rritur numrin e të vdekurve që nga tetori i vitit 2023 në 50.082, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë.
Në deklaratën e ministrisë, u tha se numri përfshin katër trupa të nxjerrë nga rrënojat në 24 orët e fundit, duke shtuar se 134 persona të tjerë të lënduar u transferuan në spitale, duke e çuar numrin e lëndimeve nga sulmet izraelite në 113.408.
“Shumë viktima janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje të arrijnë deri tek ta” theksoi ministria.
Ushtria izraelite nisi një fushatë të befasishme ajrore në Rripin e Gazës më 18 mars, duke vrarë të paktën 730 njerëz dhe duke plagosur afro 1.200 të tjerë, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që u arrit në janar.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një lëndë gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.