Institucionet e Algjerisë kanë vendosur ta braktisin zyrtarisht gjuhën frënge në favor të gjuhës arabe dhe angleze në dokumentet dhe komunikimet e tyre zyrtare dhe administrative mes tensioneve në rritje me Francën.
Federata e Futbollit e Algjerisë tha se i ka udhëzuar të gjitha shoqatat e saj të lidhura t'i "arabizojnë" aktivitetet, korrespondencat dhe komunikimet e tyre.
Federata e futbollit zbuloi një letër të datës 7 maj, të nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i federatës, Nazir Poznad, që urdhëron "arabizimin" e procesverbaleve dhe raporteve të komiteteve disiplinore, emërimeve të gjyqtarëve dhe përdorimin e arabishtes sa më parë në gjithë korrespondencën me organe dhe partnerë të ndryshëm.
Letra thekson se "arabizimi" do të zbatohet plotësisht deri në sezonin e ardhshëm sportiv 2025-2026.
Ky veprim përkon me vendimin e Algjerisë për ta ndryshuar gjuhën e studimeve mjekësore në universitete nga frëngjishtja në anglishte, duke filluar nga viti i ardhshëm akademik.
Muajin e kaluar, presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune e mbështeti këtë ndryshim, duke e përshkruar kalimin nga frëngjishtja në anglishte në arsimin mjekësor si "vendim të duhur".
Marrëdhëniet diplomatike midis Algjerisë dhe Francës mbeten të paqëndrueshme, veçanërisht për shkak të çështjeve të pazgjidhura që rrjedhin nga kolonizimi francez i Algjerisë nga viti 1830 deri në vitin 1962.
Më herët, ministri francez i Punëve të Brendshme, Bruno Retailleau, tha se dëshira e Algjerisë për të hequr dorë nga gjuha frënge në favor të gjuhën angleze në shkolla është arsye për krizën e vazhdueshme.
Analistët besojnë se Algjeria ka filluar gradualisht procesin e braktisjes së gjuhës frënge që nga viti 2019.