BOTA
1 minuta leximi
Studentët në Holandë uzurpojnë Universitetin e Utrechtit për shkak të lidhjeve me Izraelin
Studentët protestues, të cilët e kanë nisur uzurpimin që nga e hëna, akuzojnë universitetin për bashkëpunim në atë që atë e përshkruajnë gjenocid ndaj palestinezëve, mes sulmeve të vazhdueshme izraelite në Gaza.
Studentët në Holandë uzurpojnë Universitetin e Utrechtit për shkak të lidhjeve me Izraelin
Studentët në Holandë uzurpojnë Universitetin e Utrechtit për shkak të lidhjeve me Izraelin / AA
8 Maj 2025

Studentët në Universitetin e Utrechtit kanë nisur një uzurpim të kampusit, duke kërkuar që universiteti t’i ndërpresë të gjitha lidhjet me institucionet izraelite.

Studentët protestues, të cilët e kanë nisur uzurpimin që nga e hëna, akuzojnë universitetin për bashkëpunim në atë çka ata e përshkruajnë si gjenocid ndaj palestinezëve, mes sulmeve të vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës.

Duke u përballuar me motin e ftohtë, studentët deklarojnë se nuk do të largohen nga kampusi derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Universiteti i Utrechtit u përgjigj duke theksuar se do t’i rishikojë bashkëpunimet e tij ekzistuese me institucionet izraelite dhe se deri në fund të javës së ardhshme pritet të merret një vendim.

Kjo shënon uzurpimin e parë të universitetit në Holandë këtë vit. Demonstrata të ngjashme kanë ndodhur në kampus edhe në të kaluarën, përfshirë një uzurpim të oborrit të bibliotekës së universitetit saktësisht një vit më parë.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us