27 Maj 2025
Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme, Anitta Hipper, lidhur me vizitën e ministrit të Jashtëm të Türkiyes, Hakan Fidan në Rusi tha se "Çdo përpjekje drejt paqes është e rëndësishme".
Hipper iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë një takimi për media në Bruksel.
Në pyetjen lidhur me vizitën e ministrit Fidan në Moskë, Hipper tha: "Qëndrimi ynë është i qartë. Çdo përpjekje për paqe është e rëndësishme. Ne i mirëpresim negociatat".
Ajo përsëriti se duhet të respektohet pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës. Hipper theksoi se po punojnë për të "rritur presionin e sanksioneve" kundër Rusisë.