Alpinisti nepalez, Kami Rita ka thyer rekordin e tij duke u ngjitur në majën më të lartë në botë, malin Everest, për të 31-ën herë.
Rita, i cili u ngjit për herë të parë në Everest në vitin 1994 dhe e përsërit këtë udhëtim sfidues pothuajse çdo vit, mban përsëri titullin "personi që është ngjitur më shumë në majën e Everestit".
Në një deklaratë nga kompania "Seven Summit Treks", me seli në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, thuhet se Sherpa Rita nga Nepali udhëhoqi një grup alpinistësh drejt majës herët në mëngjes sipas kohës lokale.
Në deklaratë thuhet se Rita 55-vjeç kishte zbritur në kampin bazë me alpinistë të tjerë. Ai theu përsëri rekordin e tij duke arritur majën 8.848 metra për të 31-tën herë.
Rivali më i ngushtë i Kami Ritës në këtë fushë është një tjetër nepalez, Pasang Dawa, i cili e ka arritur majën 29 herë.
Qindra alpinistë janë përpjekur të arrijnë majën këtë sezon nga rruga e Everestit në jug të Nepalit. Sezoni i alpinizmit është më intensiv në prill dhe maj pasi kushtet e motit janë më të favorshme.
Vendasit e Himalajeve që jetojnë midis Nepalit dhe Tibetit quhen "Sherpa". Fjala përdoret në gjuhët perëndimore me kuptimin "udhërrëfyes" sepse Sherpat e njohin mirë gjeografinë malore dhe veprojnë si udhërrëfyes për alpinistët e huaj që vijnë në rajon.