Fotoreporteri i Agjencisë Anadolu (AA) Issam Rimavi u rrah nga kolonët izraelitë derisa po ndiqte bastisjen izraelite në tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas dëshmitarëve okularë, izraelitët të cilët kanë uzurpuar tokat palestineze, sulmuan fermerët që po korrnin të mbjellat rreth fshatit palestinez Mugayir, në qytetin e Ramallahut.
Pas incidenteve që shpërthyen midis palestinezëve dhe grupeve fanatike, ushtarët izraelitë që erdhën në rajon ndërhynë dhe u përpoqën t'i largonin palestinezët nga zona.
Fotoreporteri i Anadolus, Issam Rimavi, i cili po i ndiqte ngjarjet, u sulmua nga izraelitët që kishin uzurpuar tokat palestineze teksa ai po shkonte në automjetin e tij.
Dëshmitarët okularë njoftuan se grupi izraelit e goditi Rimavin me një shkop. Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, Rimavi shihej i shtrirë në tokë pa ndjenja.
Rimavi i plagosur u transportua në qytetin e Ramallahut për trajtim.