RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Sarajeva, në top 10 qytetet më të ndotura në botë
Kryeqyteti i BeH-së, Sarajeva, aktualisht është e katërta në listën e qyteteve më të ndotura, kurse në rajoni si qytete me cilësi të ulët të ajrit renditen edhe Sofja, Shkupi dhe Beogradi.
Sarajeva, në top 10 qytetet më të ndotura në botë
Sarajeve, në top 10 qytetet më të ndotura në botë.    /Foto: AA
23 Janar 2024

Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjës e Hercegovinës, është sërish në krye të listës së qyteteve botërore me ajrin më të ndotur në, thotë renditja e fundit portalit "IQAir".

Sarajeva aktualisht është e katërta në listën e qyteteve më të ndotura dhe cilësia e ajrit në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës vlerësohet si "shumë e pashëndetshme", me një indeks cilësie prej 226.

Në krye të listës është Nju Delhi (Indi), indeksi i cilësisë së të cilit është 321, Kolkata me 250 ndërsa i dyti është Dhaka (Bangladesh) me një indeks prej 240.

“IQAir” zviceran ka më shumë se 10.000 stacione matës në mbarë botën dhe tregon cilësinë e ajrit në mbarë botën. Në mesin e 20 qyteteve në të ndotura në botë gjenden edhe Sofja, Shkupi dhe Beogradi.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us