Dhjetëra mijëra londinezë pavarësisht motit me shi kanë dalë përsëri në rrugë për të organizuar një shfaqje mbështetjeje për Palestinën.
Pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm, demonstruesit u mblodhën në qendër të Londrës për Marshimin e 28-të Kombëtar për Palestinën. Ata bënë thirrje për t’i dhënë fund gjenocidit të vazhdueshëm izraelit në Gaza dhe kërkuan nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ta ndalojë armatosjen e Izraelit.
Protestuesit mbanin flamuj palestinezë, brohorisnin slogane si "Shpirti ynë fluturon më lart se F-35" dhe kërkuan armëpushim, drejtësi dhe fund të rrethimit të Gazës.
Demonstrata ishte pjesë e lëvizjeve globale të solidaritetit që kërkojnë ndërprerjen e veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza dhe mbështetje më të madhe ndërkombëtare për të drejtat e palestinezëve.
Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite vazhdon me ofensivën brutale në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 59 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Bombardimet e pamëshirshme kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi dhe përhapje sëmundjesh.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.