POLITIKË
2 minuta leximi
OKB-ja paralajmëron kundër “militarizimit të mëtejshëm” në Los Angeles
“Mendoj se jeni të vetëdijshëm për situatën në terren dhe ajo që duam është të shohim de-përshkallëzim të saj”, tha zëdhënësi i OKB-së i pyetur nëse në qytet OKB-ja e konsideron si “militarizim” vendosjen e trupave të presidentit Trump.
OKB-ja paralajmëron kundër “militarizimit të mëtejshëm” në Los Angeles
National Guard Protests-Civil RightsOKB-ja paralajmëron kundër “militarizimit të mëtejshëm” në Los Angeles / AP
9 Qershor 2025

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë kërkuar përmbajtje nga të gjitha palët derisa tensionet vazhdojnë të rriten në qytetin Los Angeles në Kaliforni mes protestave publike të bastisjeve federale ndaj emigrantëve.

Zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, në një konferencë për media u pyet lidhur me vendosjen e Gardës Kombëtare nga presidenti amerikan, Donald Trump, për t’iu përgjigjur protestave. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm.

“Shpresojmë që të gjitha palët në terren do ta de-përshkallëzojnë situatën. Ne nuk duam të shohim ndonjë militarizim të mëtejshëm të kësaj situate dhe ne i inkurajojmë palët në nivel lokal, shtetëror dhe federal të punojnë për ta bërë këtë”, tha Haq.

I pyetur nëse vendosjen e trupave të presidentit Trump në qytet OKB-ja e konsideron si “militarizim”, Haq tha: “Mendoj se jeni të vetëdijshëm për situatën në terren dhe ajo që duam është të shohim de-përshkallëzim të saj”.

Të shtunën, Trump duke u thirrur në autoritetin e tij nënshkroi një urdhër për të vendosur të paktën 2 mijë trupa të Gardës Kombëtare në Los Angeles pas konfrontimeve midis zyrtarëve të imigracionit dhe protestuesve.

Protestat filluan të premten pasi agjentët e Imigracionit dhe Doganave (ICE) arrestuan qindra persona në Los Angeles të dyshuar se jetonin ilegalisht në ShBA.

Administrata e presidentit Trump tha se do të vazhdojë me bastisjet e saj të agjencisë ICE pavarësisht protestave, në kuadër të goditjes së presidentit kundër imigracionit,

Kritikët e bastisjeve ndaj emigrantëve thonë se ICE po ndjek emigrantët pa dokumente që zbatojnë ligjin, që janë një pjesë jetësore e komunitetit dhe ekonomisë lokale, në vend të kriminelëve dhe “burrave të këqij” për të cilët Trump prej kohësh është zotuar se do t’i deportojë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us