RAJONI
1 minuta leximi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë
Siç njofton Zyra e Presidentes, presidentja Osmani gjatë takimit theksoi se miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta, respektin dhe besimin e ndërsjellë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë / TRT Balkan
13 Qershor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë, Naruhito, gjatë qëndrimit të saj në Tokio.

Siç njofton Zyra e Presidentes, presidentja Osmani gjatë takimit theksoi se miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta, respektin dhe besimin e ndërsjellë.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e Japonisë përgjatë viteve.

Ajo e falënderoi Perandorin Naruhito për mikpritjen dhe i uroi popullit japonez mirëqenie, shëndet dhe përparim të mëtejshëm.

Presidentja Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Japoni do të takohet atje edhe me kryeministrin japonez, Shigeru Ishiba, ku do të diskutohet fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy shteteve si dhe do të takojë edhe krerë tjerë të institucioneve japoneze.

Përveç vizitës në Tokio, gjatë qëndrimit në Japoni, Osmani mori pjesë në aktivitetet zyrtare për shënimin e Ditës së Kosovës në Ekspozitën Botërore "Expo 2025" në Osaka.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us