TÜRKİYE
2 minuta leximi
Presidenti i Türkiyes Erdoğan shpreh ngushëllimet për viktimat e aksidentit ajror në Indi
Recep Tayyip Erdoğan i uron shërim të shpejtë njërit prej të mbijetuarve të rrëzimit të aeroplanit në Ahmedabad.
Presidenti i Türkiyes Erdoğan shpreh ngushëllimet për viktimat e aksidentit ajror në Indi
Presidenti i Türkiyes Erdoğan shpreh ngushëllimet për viktimat e aksidentit ajror në Indi / AP
12 Qershor 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, të enjten shprehu ngushëllimet e tij për rrëzimin e aeroplanit në Ahmedabad të Indisë, i cili mori të paktën 265 jetë njerëzish.

"Në emër të Kombit Turk, u shpreh ngushëllimet e mia familjeve dhe të dashurve të atyre që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit në Ahmedabad të Indisë, ndërsa u uroj shërim të shpejtë të plagosurve", tha Erdoğan në X.

Temperatura e lartë për shkak të djegies së karburantit në aeroplanin e Air India që u rrëzua në Indinë perëndimore "nuk la asnjë shans" për t’i shpëtuar pasagjerët, tha të enjten Ministri i Brendshëm Indian, Amit Shah. Ai, megjithatë, konfirmoi se një person në bordin e fluturimit 171 mbijetoi.

Duke iu drejtuar mediave pasi vizitoi vendin e aksidentit në qytetin e Ahmedabad dhe u takua me të mbijetuarin e vetëm në spital, Shah tha se të gjitha departamentet e qeverisë qendrore dhe shtetërore po kryejnë operacionin e shpëtimit dhe kombi është "i pikëlluar" për incidentin. 

“Avioni mbante pothuajse 125.000 litra karburant dhe për shkak të temperaturës së lartë, nuk kishte asnjë shans për të shpëtuar askënd”, tha Shah.

Fluturimi i Air India me destinacion Mbretërinë e Bashkuar mbante 230 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit, përfshirë dy pilotë. Deri më tani janë gjetur 265 trupa, sipas mediave lokale.

Avioni ra mbi një konvikt të kolegjit mjekësor dhe disa studentë dhe banorë të asaj zone u vranë dhe u plagosën gjithashtu, thanë zyrtarët.

Shah tha se u takua me të mbijetuarin, duke shtuar se numri përfundimtar i të vdekurve do të shpallet pas verifikimit të ADN-së së viktimave.

Sipas linjës ajrore, 169 nga pasagjerët në bord ishin shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, shtatë portugezë dhe një kanadez.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us