BOTA
1 minuta leximi
Vriten 6 shkencëtarë bërthamorë në sulmet e Izraelit ndaj Iranit
Feredun Abbasi, një nga të vrarët në sulm, shërbeu për një mandat si kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit. Abbasi i mbijetoi një atentati izraelit në vitin 2010.
Vriten 6 shkencëtarë bërthamorë në sulmet e Izraelit ndaj Iranit
Vriten 6 shkencëtarë bërthamorë në sulmet e Izraelit ndaj Iranit / AA
13 Qershor 2025

Të paktën 6 shkencëtarë bërthamorë u vranë në sulmet e Izraelit ndaj Iranit.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve të Iranit, Tasnim, shkencëtarët bërthamorë, Abdulhamid Menuchehr, Ahmed Reza Zulfikari, Emir Hossein Fikhi, Motlabizade, Mohammad Mehdi Tehranchi dhe Feridun Abbasi u vranë në sulmet e kryera nga Izraeli në qytete të ndryshme të Iranit në orët e para të mëngjesit.

Feredun Abbasi, një nga të vrarët në sulm, shërbeu për një mandat si kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit. Abbasi i mbijetoi një atentati izraelit në vitin 2010.

Shkencëtari tjetër që humbi jetën, Muhammad Mehdi Tehranchi, ishte rektori i Universitetit Islamik Azad.

Në orët e para të mëngjesit, Izraeli nisi sulme ndaj kryeqytetit iranian, Teheranit, Tabrizit, centralit bërthamor Natanz në Isfahan dhe qyteteve të Lorestanit dhe Kermanshahut.

Sulmet vranë zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë shefin e Shtabit të Iranit, gjeneral major Mohammad Bagheri, komandantin e përgjithshëm të korpusit të Gardës Revolucionare, gjeneral major Hossein Salami dhe shkencëtarë bërthamorë.

Vendbanimet civile u goditën gjithashtu gjatë sulmeve të Izraelit në Teheran dhe shumë civilë humbën jetën.

 

 


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us