RAJONI
1 minuta leximi
MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut: Shmangni udhëtimet në Iran dhe Izrael
"Në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që të përmbahen nga çdo udhëtim në vendet e këtij rajoni, derisa të përmirësohet gjendja e sigurisë", thuhet në njoftimin e MPJ-së.
MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut: Shmangni udhëtimet në Iran dhe Izrael
MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut: Shmangni udhëtimet në Iran dhe Izrael / TRT Balkan
13 Qershor 2025

Lidhur me informacionet rreth përkeqësimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Izrael dhe Iran të monitorojnë portalet kombëtare të emergjencës dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e institucioneve kompetente, transmeton Anadolu.

"Në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që të përmbahen nga çdo udhëtim në vendet e këtij rajoni, derisa të përmirësohet situata e sigurisë", thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Sipas informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, hapësira ajrore mbi Izraelin dhe Iranin është aktualisht e mbyllur si dhe aeroportet në Tel Aviv dhe Teheran, pa njoftim specifik për rifillimin e trafikut të rregullt ajror.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us