Festivali i 18-të Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF 2025), i cili po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut, vijon me ditën e dytë të saj të garave në disiplina të ndryshme.
Spanja deri më tani ka fituar 7 medalje prej të cilëve dy të arta, tre të argjendta dhe dy të bronzta.
Pas Spanjës, Italia ka siguruar 4 medalje, konkretisht një të artë, dy të argjendta, një të bronztë.
Hungaria rënditet në vendin e tretë, me gjithsej 3 medalje, të gjitha të arta.
Ndërkaq, Türkiye ka rrëmbyer 2 medalje të arta.
Nga vendet e rajonit, Bosnjë e Hercegovina ka fituar një medalje të artë, Serbia një të argjendtë, Greqia një të argjendtë dhe dy të bronzta, Sllovenia një të artë dhe një të argjendtë.
Ndërkohë, Kosova merr pjesë me 32 sportistë (18 vajza dhe 14 djem) të 9 sporteve të ndryshme: atletikë, çiklizëm, gjimnastikë, xhudo, taekwondo, badminton, not, pingpong dhe shenjëtari.
Festivali është gara më e rëndësishme e vitit për të rinj në kontinentin e Evropës, ku pjesëmarrës janë sportistë të moshës 14-18 vjeç.
EYOF-i nisi më 20 korrik dhe do të vijojë deri më 26 korrik. Krahas qytetit të Shkupit, garat mbahen edhe në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.