RAJONI
1 minuta leximi
Qindra grekë bllokojnë anijen turistike izraelite në ishullin e Syrosit
Ministri i Jashtëm Gideon Saar ka folur në telefon me homologun e tij grek, Giorgos Gerapetritis, dhe i ka kërkuar të ndërhyjë për të zgjidhur çështjen e ndalimit të anijes në Greqi, raportojnë mediat izraelite.
Qindra grekë bllokojnë anijen turistike izraelite në ishullin e Syrosit
Qindra grekë bllokojnë anijen turistike izraelite në ishullin e Syrosit / AA
22 Korrik 2025

Qindra protestues në ishullin grek Syros bllokuan një anije turistike izraelite, raportuan mediat lokale..

Protestuesit, të cilët mbanin pankarta që dënonin gjenocidin izraelit në Gaza dhe flamuj palestinezë, u mblodhën në zonën e portit, siguria e të cilit ishte rritur tashmë nga policia dhe autoritetet portuale greke, raportuan mediat lokale si Cylades24, Rosa dhe Syrospress.

Pasagjerët izraelitë të bllokuar në anijen "Iris Crown" iu përgjigjën protestuesve grekë duke valëvitur flamuj izraelitë dhe duke brohoritur disa slogane hebraisht dhe anglisht, të cilat nuk u kuptuan plotësisht për shkak të distancës dhe erës, thanë mediat.

Ndërkohë, mediat izraelite raportuan se ministri i Jashtëm Gideon Saar ka folur në telefon me homologun e tij grek, Giorgos Gerapetritis, dhe i ka kërkuar të ndërhyjë për të zgjidhur çështjen e ndalimit të anijes në Greqi.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us