BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Iran, dhjetëra mijëra përcjellin ceremoninë mortore për presidentin Raisi
Trupi i presidentit Raisi do të varroset me një ceremoni që do të zhvillohet të enjten në qytetin Mashhad.
Iran, dhjetëra mijëra përcjellin ceremoninë mortore për presidentin Raisi
Iran, dhjetëra mijëra përcjellin ceremoninë mortore për presidentin Raisi / Foto: AA
21 Maj 2024

Në Tabriz të Iranit u mbajt ceremonia e parë mortore e planifikuar për presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, ministrin e Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian dhe zyrtarët e tjerë.

Ceremonia u mbajt në sheshin "Shuheda" në Tabriz dhe në të morën pjesë mijëra persona, ndërsa u kryen lutje për presidentin Raisi, ministrin e Jashtëm, Abdollahian, guvernatorin e rajonit të Azerbajxhanit Lindor, Malek Rahmati dhe imamin e lutjes së të premtes së Tabrizit, Ayatollah Ale Hashem të cilët humbën jetën në aksidentin me helikopter.

Në ceremoninë ku morën pjesë zyrtarë civilë dhe ushtarakë, trupat u dërguan nga sheshi "Shuheda" në sheshin "Musalla" nën një pjesëmarrje të madhe. Qytetarët e Tabrizit i dhanë lamtumirën e fundit presidentit Raisi dhe zyrtarëve të tjerë që humbën jetën.

Ceremonitë, të cilat nisën me faljen e namazit të xhenazes dhe parakalimin në Tabriz, do të vazhdojnë sot në qytetin Qom dhe nesër në Teheran.

Trupi i presidentit Raisi do të varroset me një ceremoni që do të zhvillohet të enjten në qytetin Mashhad.

BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us