BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Erdoğan takohet me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite në Rijad
Takimi u mbajt në Riad në margjinat e samitit të liderëve të vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Ligës Arabe.
Erdoğan takohet me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite në Rijad
Presidenti turk Erdoğan u takua me Princin e Kurorës saudit Bin Salman /  Foto: AA
11 Nëntor 2024

Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u takua sot me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite Muhamed bin Salman.

Takimi u mbajt me dyer të mbyllura në margjinat e samitit të liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Ligës Arabe.

Një samit i përbashkët urgjent i OBI-së dhe Ligës Arabe po mbahet sot në kryeqytetin saudit, Riad, për të diskutuar sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës dhe Libanin.

Më shumë se 50 liderë të vendeve arabe dhe islamike po marrin pjesë në samit, përfshirë presidentin turk Erdoğan.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us