BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Presidenti Erdoğan takohet me Princin e Kurorës të Jordanisë
Kohët e fundit, zyrtarët turq, përfshirë presidentin Erdoğan, e vlerësuan si “të papranueshëm" planin për t'i zhvendosur palestinezët në Egjipt, Jordani ose në ndonjë vend tjetër të tretë.
Presidenti Erdoğan takohet me Princin e Kurorës të Jordanisë
Presidenti Erdoğan takohet me Princin e Kurorës të Jordanisë / Photo: AA
25 Shkurt 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, priti sot në takim në Kompleksin Presidencial Princin e Kurorës të Jordanisë, Al Husein bin Abdullah II.

Liderët diskutuan lidhjet dypalëshe dhe çështjet rajonale, thanë burimet diplomatike.

Türkiye dhe Jordania janë në kontakt të ngushtë për t'i dhënë fund luftës izraelite në Rripin e Gazës.

Kohët e fundit, zyrtarët turq, përfshirë presidentin Erdoğan, e vlerësuan si “të papranueshëm" planin për t'i zhvendosur palestinezët në Egjipt, Jordani ose në ndonjë vend tjetër të tretë.

BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us