TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye ngjitet në vendin e katërt në turizmin botëror
Türkiye u bë vendi i katërt që priti më shumë turistë të huaj në botë me 56,7 milionë vizitorë të huaj në vitin 2024, njoftoi ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.
Türkiye ngjitet në vendin e katërt në turizmin botëror
Türkiye ngjitet në vendin e katërt në turizmin botëror / TRT World
23 Qershor 2025

Türkiye është ngjitur në vendin e katërt në turizmin botëror, njoftoi ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, 5 vendet e para në ligën e turizmit janë Franca, Spanja, ShBA-ja, Türkiye dhe Italia.

"Sipas Barometrit Botëror të Turizmit maj 2025, të publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara, Türkiye u bë vendi i katërt që priti më shumë turistë të huaj në botë me 56,7 milionë vizitorë të huaj në vitin 2024. Türkiye, e cila u ngjit një vend, nga vendi i pesti në atë të katërtin krahasuar me një vit më parë, vazhdoi rritjen e saj të vazhdueshme në këtë fushë. Numri ynë i përgjithshëm i vizitorëve në vitin 2024 arriti në 62,3 milionë", shkroi ministri Ersoy në rrjetet sociale.

Duke deklaruar se ky sukses i madh është rezultat i promovimit efektiv të trashëgimisë historike dhe pasurisë kulturore, infrastrukturës së fortë dhe diversitetit turistik të shpërndarë në katër stinë, Ersoy tha: "Türkiye tani është një vend turistik që jo vetëm ndiqet, por edhe merret si shembull".

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us