RAJONI
1 minuta leximi
Hasani: Evakuohen nga Izraeli katër shqiptarë të tjerë
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë bëri të ditur se katër qytetarët që ndodheshin në Izrael për arsye profesionale dhe familjare janë evakuuar me sukses.
Hasani: Evakuohen nga Izraeli katër shqiptarë të tjerë
Hasani: Evakuohen nga Izraeli katër shqiptarë të tjerë / ATA
23 Qershor 2025

Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, njoftoi sot se katër shtetas shqiptarë, të cilët ndodheshin në Izrael për arsye profesionale dhe familjare, janë evakuuar me sukses nga vendi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani tha se dy prej tyre janë larguar përmes Jordanisë dhe dy të tjerë përmes Egjiptit. 

Ai falënderoi autoritetet izraelite, jordaneze dhe egjiptiane, si edhe ambasadën austriake në Tel Aviv, për bashkëpunimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro.

Ministri theksoi se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek nga afër çdo rast të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndihmë në këto rrethana.

Kujtojmë se më 18 qershor u evakuuan pesë shqiptarët e parë nga Izraeli, pas përshkallëzimit të konfliktit me Iranin dhe shkëmbimeve të ndërsjella të zjarrit me raketa.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us