Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) informoi sot se deri në orën 12:00 janë raportuar 7 vatra zjarri.
Sipas kësaj qendre nga këto 7 vatra zjarri janë shuar 5 dhe janë aktive 2 vatra zjarri.
Qarku Vlorë
Aktualisht, janë aktive vatrat në qarkun Vlorë në fshatin Llaman, bashkia Himarë, vatra e zjarrit është ende aktive, janë duke operuar: 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Himarë, 40 efektivë FA nga DRM Gjirokastër me 4 automjete transporti dhe 1 helikopter i FA.
Në mbështetje nga bashkia Himarë në terren janë edhe 30 forca nga Shërbimi Pyjor, nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Himarë, nga njësitë administrative Himarë, Horë – Vranisht dhe Lukovë.
Qarku Kukës
Në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës, po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, situata drejt përmirësimit.