Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua të hënën në Moskë me Presidentin rus Vlladimir Putin.
Fidani do të takohet gjithashtu me homologun e tij rus Sergej Llavrov gjatë vizitës së tij në Moskë.
Ministri turk u takua me një ndihmës të Presidentit rus Vlladimir Putin më herët gjatë ditës së sotme.
Ministria e Jashtme turke tha në rrjetin social X se Fidan u takua me Vlladimir Medinsky, i cili udhëhoqi delegacionin rus në negociatat e para të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës në më shumë se tre vjet në Istanbul.
Bisedimet e 16 majit, të ndërmjetësuara nga Türkiye, përfunduan me të dyja palët që ranë dakord për një shkëmbim të madh prej një mijë të burgosurish secila dhe për t’i vazhduar negociatat për armëpushim.
Ministria nuk dha detaje rreth bisedës midis Fidanit dhe Medinskit.