TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun iranian Pezeshkian
Sipas deklaratës së bërë në llogarinë e rrjeteve sociale të Kryesisë së Komunikimit të Presidencës së Türkiyes, në bisedë u diskutua konflikti midis Izraelit dhe Iranit, si dhe çështjet rajonale dhe globale.
Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun iranian Pezeshkian
Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun iranian Pezeshkian / AA
16 Qershor 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian.

Sipas deklaratës së bërë në llogarinë e rrjeteve sociale të Kryesisë së Komunikimit të Presidencës së Türkiyes, në bisedë u diskutua konflikti midis Izraelit dhe Iranit, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Gjatë bisedës, Erdoğan tha se kishte zhvilluar një sërë kontaktesh me liderë në lidhje me konfliktin midis Izraelit dhe Iranit dhe se Türkiye është e gatshme të ndërmerrte një rol lehtësues për përfundimin e menjëhershëm të konfliktit dhe kthimin në negociatat mbi programin bërthamor.

Presidenti Erdoğan theksoi rëndësinë që Türkiye i kushton ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin e saj.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us