BOTA
1 minuta leximi
BE-ja kundërshton propozimin e Rusisë për ndërmjetësim mes Iranit dhe Izraelit
"Rekordi i Rusisë tregon se e vetmja gjë për të cilën është e interesuar është lufta. Rusia po shkel vazhdimisht ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së", tha El Anouni.
BE-ja kundërshton propozimin e Rusisë për ndërmjetësim mes Iranit dhe Izraelit
BE-ja kundërshton propozimin e Rusisë për ndërmjetësim mes Iranit dhe Izraelit / AA
16 Qershor 2025

Një nga zëdhënësit e Komisionit Evropian (KE), Anouar El Anouni tha se ata janë kundër ndërmjetësimit të Rusisë midis Iranit dhe Izraelit.

Në konferencën e përditshme për media në Bruksel, El Anouni komentoi propozimin e Rusisë për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit.

Ai tha se Rusia ka "zero besueshmëri". "Rekordi i Rusisë tregon se e vetmja gjë për të cilën është e interesuar është lufta. Rusia po shkel vazhdimisht ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së", shtoi El Anouni.

Pasi rikujtoi marrëveshjen gjithëpërfshirëse të partneritetit strategjik të nënshkruar midis Rusisë dhe Iranit më 17 janar, El Anouni ndau pikëpamjen e tij se për këtë arsye Moska nuk mund të jetë "ndërmjetës i paanshëm" midis Tel Avivit dhe Teheranit.

Rusia njoftoi se është gati të ndërmjetësojë midis Izraelit dhe Iranit.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us