LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Gaza në errësirë digjitale pas shkatërrimit të rrjeteve nga Izraeli
Në deklaratë autoriteti tha se izolimi digjital i Gazës është thelluar për shkak të "shënjestrimit sistematik" të infrastrukturës së telekomunikacionit nga Izraeli.
Gaza në errësirë digjitale pas shkatërrimit të rrjeteve nga Izraeli
Gaza në errësirë digjitale pas shkatërrimit të rrjeteve nga Izraeli / AA
12 Qershor 2025

Shërbimet e internetit dhe telefonit u ndërprenë në të gjithë Rripin e Gazës pas sulmeve izraelite në infrastrukturën e telekomunikacionit, tha Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit Palestinez. 

Në deklaratë autoriteti tha se izolimi digjital i Gazës është thelluar për shkak të "shënjestrimit sistematik" të infrastrukturës së telekomunikacionit nga Izraeli.

Autoriteti tha se zonat jugore dhe qendrore të territorit tani i ishin bashkuar Qytetit të Gazës dhe rajonit verior në një ndërprerje totale të komunikimit për të dytën ditë radhazi.

Poashtu Autoriteti akuzoi Izraelin për shënjestrimin e qëllimshëm të rrjeteve kryesore të telekomunikacionit dhe rrugëve kryesore me fibra optike, duke paralajmëruar se ndërprerja e telekomunikacionit kërcënon të shkëpusë plotësisht Gazën nga bota e jashtme dhe të ndërpresë qasjen në shërbime kritike si ndihma emergjente, kujdesi shëndetësor, mbulimi mediatik dhe arsimi.

Ushtria izraelite, duke hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ka ndjekur një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori 2023, duke vrarë më shumë se 55.100 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e tij të luftës kundër civilëve në enklavë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us