BOTA
1 minuta leximi
Trump njofton se Huthi do të ndaloj sulmet ndaj anijeve tregatare
"Thonë se nuk do t’i hedhin më anijet në erë dhe ky ka qenë qëllimi i veprimit tonë. Do ta respektojmë këtë dhe do t’i ndalojmë bombardimet," tha Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Trump njofton se Huthi do të ndaloj sulmet ndaj anijeve tregatare
Trump njofton se Huthi do të ndaloj sulmet ndaj anijeve tregatare / Reuters
6 Maj 2025

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të martën se rebelët jemenas Huthi kanë njoftuar Shtëpinë e Bardhë se nuk do të sulmojnë më anijet tregtare dhe se Shtetet e Bashkuara, si përgjigje, do të ndalojnë sulmet ajrore ndaj Jemenit.

"Do t’i mbajmë për fjalë. Thonë se nuk do t’i hedhin më anijet në erë dhe ky ka qenë qëllimi i veprimit tonë. Do ta respektojmë këtë dhe do të ndalojmë bombardimet," tha Trump para gazetarëve, ndërsa priste kryeministrin kanadez Mark Carney në Shtëpinë e Bardhë.

Që nga nëntori i vitit 2023, Huthit kanë sulmuar anije që kalojnë nëpër Detin e Kuq dhe ngushticën Bab al-Mandab dhe Gjirin e Adenit, duke deklaruar se po veprojnë në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës, ku më shumë se 52.600 njerëz – shumica gra dhe fëmijë – janë vrarë nga ofensiva izraelite.

Grupi i pezulloi sulmet në janar kur u shpall armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, por i rifilloi pas rifillimit të bombardimeve izraelite në Gaza në mars.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us