BOTA
1 minuta leximi
Rreth 2 milionë pelegrinë përfundojnë Haxhin me ritin final në Mina
Haxhilerët në Arabinë Saudite hynë të shtunën në fazën përfundimtare të Haxhit, duke kryer ritin simbolik të goditjes së djallit në Mina dhe duke u përgatitur për rrethqarkullimin e lamtumirës në Qaben e Madhe në Mekë, në ditën e dytë të Bajramit.
Rreth 2 milionë pelegrinë përfundojnë Haxhin me ritin final në Mina
Rreth 2 milionë pelegrinë përfundojnë Haxhin me ritin final në Mina / Reuters
7 Qershor 2025

Sipas transmetuesit shtetëror saudit Al-Ekhbariya dhe raportimeve të drejtpërdrejta të mediave lokale të monitoruara nga Anadolu, grupet e para të haxhilerëve mbërritën që herët në kompleksin e Jamaratit në Mina për të përmbushur ritin e goditjes së tre shtyllave që simbolizojnë djallin.

Ministria e Brendshme Saudite, në një deklaratë të shtunën, u bëri thirrje haxhilerëve të ndjekin me përpikmëri rrugët e caktuara për të shkuar dhe për t’u kthyer nga kompleksi i Jamaratit, për të shmangur grumbullimet dhe aksidentet.

Autoriteti i Përgjithshëm për Statistikën në Arabinë Saudite njoftoi se numri i haxhilerëve për vitin 1446 sipas kalendarit islamik është 1.673,230, nga të cilët 1.506.576 kanë ardhur nga jashtë mbretërisë.

Ndërkohë, numri i pelegrinëve vendas, qytetarë dhe rezidentë të Arabisë Saudite, është 166.654.

Vitin e kaluar, mbi 1,8 milion myslimanë nga 200 vende të ndryshme të botës morën pjesë në Haxh.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe një detyrim fetar që çdo mysliman duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë, nëse është financiarisht dhe fizikisht i aftë. 

Ky pelegrinazh përfshin një sërë ritualesh që ilustrojnë thelbin e fesë islame dhe përkujtojnë sprovat e Profetit Ibrahim dhe familjes së tij.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us