27 Maj 2025
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, do ta vizitojë Azerbajxhanin me rastin e Ditës së Pavarësisë së Azerbajxhanit të mërkurën, njoftoi të martën Drejtori i Komunikimit i Türkiyes, Fahrettin Altun.
Gjatë vizitës, Erdoğan dhe homologu i tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, pritet të diskutojnë lidhjet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, tha Altun në X.
Ai shtoi se takimi i dytë i samitit trepalësh Türkiye-Azerbajxhan-Pakistan do të mbahet gjithashtu me pjesëmarrjen e Kryeministrit pakistanez Shahbaz Sharif.
Si pjesë e vizitës së tij, Erdoğan do të marrë pjesë gjithashtu në ceremoninë e inaugurimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Lachin, si dhe në ngjarjen kulturore të Ditës së Pavarësisë së Azerbajxhanit.