15 Prill 2025
Krahu i armatosur i Hamasit ka deklaruar se ka “humbur kontaktin” me grupin që mbante peng ushtarin izraelito-amerikan Edan Alexander, pas një sulmi ajror izraelit në vendndodhjen e tyre në Gaza.
“Njoftojmë se kemi humbur kontaktin me grupin që mbante ushtarin Edan Alexander pas një goditjeje direkte në vendndodhjen e tyre. Ende po përpiqemi të lidhemi me ta në këtë moment”, tha Abu Obeida, zëdhënësi i Brigadave al-Kassam, në kanalin e tij në Telegram.