BOTA
2 minuta leximi
Ukraina: Tre të vrarë dhe 31 të plagosur nga një sulm me dron rus në qytetin Dnipro
“Të paktën 15 ndërtesa u dëmtuan, përfshirë konvikte studentore, institucione arsimore dhe fabrika përpunimi ushqimi”, tha kryebashkiaku i Dnipros.
Ukraina: Tre të vrarë dhe 31 të plagosur nga një sulm me dron rus në qytetin Dnipro
Ukraina: Tre të vrarë dhe 31 të plagosur nga një sulm me dron rus në qytetin Dnipro / Reuters
17 Prill 2025

Ukraina njoftoi të enjten se tre persona u vranë dhe 31 të tjerë u plagosën nga një sulm me dron rus në qytetin juglindor të Dnipros.

“Një sulm masiv me UAV (automjete ajrore pa pilot) solli pasoja tragjike. Tre persona vdiqën në Dnipro, përfshirë një fëmijë,” thuhet në një deklaratë të guvernatorit të Dnipropetrovskut, Serhiy Lysak, në Telegram.

Lysak tha se sulmi, që ndodhi të mërkurën vonë, la të plagosur edhe 31 persona të tjerë, përfshirë 10 që u shtruan në spital.

Ai shtoi se punonjësit komunalë janë në vendin e ngjarjes dhe se policia dhe organizatat humanitare kanë ngritur çadra ndihme.

“Janë dëmtuar të paktën 15 ndërtesa, përfshirë konvikte studentore, institucione arsimore dhe fabrika përpunimi ushqimi”, njoftoi gjithashtu në Telegram kryebashkiaku i Dnipros, Borys Filatov.

Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se mbrojtja ajrore e vendit ka rrëzuar 25 nga 75 dronët rusë, të cilët sulmuan rajonet Donetsk, Kharkiv, Sumy dhe Dnipropetrovsk gjatë natës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përsëriti thirrjen e tij për të ushtruar më shumë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të siguruar paqe të qëndrueshme, duke deklaruar në platformën X: “Çdo paketë mbrojtjeje nga partnerët tanë për Ukrainën tani, çdo formë mbështetjeje nga bota për qëndrueshmërinë tonë, është në kuptimin e plotë mbrojtje e jetëve.”

Ndërkohë, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal u bëri thirrje partnerëve të Kievit që të reagojnë “ashpër dhe me vendosmëri ndaj bombardimeve të përditshme të qyteteve ukrainase dhe vrasjes së civilëve.”

Autoritetet ruse nuk kanë komentuar menjëherë mbi këto sulme.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us