Sipas një raporti të botuar së fundmi, numri i njerëzve të pastrehë në rajonin e kryeqytetit belg Bruksel ka arritur në 9.777, duke shënuar një rritje të mprehtë prej 25 për qind që nga viti 2022.
Raporti i qendrës kërkimore Bruss’Help, nga gjithsej të pastrehët e numëruar, 992 aktualisht jetojnë në rrugë.
Këto shifra paraqesin një përfytyrim të zymtë, duke nxjerr në pah grupe të ndryshme dhe të cenueshme në mesin e popullatës së pastrehë, përfshirë të rinj të larguar nga familjet e tyre, gratë që ikin nga dhuna në familje dhe individë që luftojnë varësinë nga drogat.
Bruss’Help ia atribuoi shifrat në rritje faktorëve të shumtë, me thellimin e varfërisë në rajon si një nxitës të rëndësishëm, e shoqëruar me rritjen e qirave që janë bërë të papërballueshme për shumë banorë.
Raporti gjithashtu theksoi ndryshimet e fundit në politikën federale të strehimoreve. Burrat beqarë nuk pranohen më në strehimoret e drejtuara nga agjencia federale belge për azilkërkuesit (Fedasil), gjë që kontribuon në rritjen e numrit të të pastrehëve në rrugë.