TÜRKİYE
3 minuta leximi
Ersoy: Göbeklitepe me mbi 6 milionë vizitorë, sukses për imazhin kulturor të Türkiyes
Ministri Ersoy vizitoi ekspozitën "Göbeklitepe: Misteri i një Vendi të Shenjtë" që vazhdon të ekspozohet prej rreth 6 muajsh në Koloseumin e Romës në Itali
Ersoy: Göbeklitepe me mbi 6 milionë vizitorë, sukses për imazhin kulturor të Türkiyes
Ersoy: Göbeklitepe me mbi 6 milionë vizitorë, sukses për imazhin kulturor të Türkiyes / TRT Balkan
17 Prill 2025

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy tha se ekspozita e Göbeklitepes në Koloseum kaloi me sukses dhe se Göbeklitepe është një nga produktet që Türkiye duhet të promovojë. 

Ersoy vizitoi ekspozitën "Göbeklitepe: Misteri i një Vendi të Shenjtë" që vazhdon të ekspozohet prej rreth 6 muajsh në Koloseum, një nga simbolet me famë botërore të Romës. Ai ka folur si për përfitimet e ekspozitës, ashtu edhe për procesin e vazhdueshëm të kthimit të artefakteve historike në vend.

Ministri Ersoy në një prononcim për Anadolu u shpreh i kënaqur me suksesin e ekspozitës së Göbeklitepes, e cila u hap më 24 tetor 2024 në Koloseum. "Po flasim për një periudhë afërsisht 6 mujore. Ajo ka marrë më shumë se 6 milionë vizitorë deri më tani. Ne jemi këtu edhe për një javë. Ndoshta do ta mbyllim me 6.4 milionë vizitorë", tha ai.

"Mendojmë se ishte shumë i suksesshëm. Siç e dini, ne hapëm zonat e turneut të ekspozitës në Göbeklitepe për vizitorët në 2019. Pritëm më shumë se 4 milionë vizitorë në 6 vjet. Tani kemi pritur më shumë se 6 milionë vizitorë në të. Andaj është shumë e rëndësishme", tha ministri Ersoy.

Ai më tej foli për kontributin e ekspozitës. "Së pari, Italia është tregu ynë turistik burimor. Me fjalë të tjera, është një nga tregjet tona burimore që na ofron vizitorë. Që nga viti 2022, po përjetojmë rritje serioze falë aktiviteteve promovuese dhe të markës që kemi bërë pas pandemisë. Në vitin 2022 kemi patur 420 mijë vizitorë. Në vitin 2023 kemi arritur në 605 mijë. Vitin e kaluar arritëm në 720 mijë vizitorë. Sivjet po shënojmë rritje serioze pas ekspozitës së Göbeklitepes", tha Ersoy.

"Sigurisht, ne nuk e bëjmë këtë vetëm si reklamë. Ne e bëjmë këtë edhe si markë. Efesi është produkti ynë. Hierapolis është produkti ynë, por edhe Göbeklitepe është produkti ynë. Dhe ky është një vend ku ne dallojmë nga pjesa tjetër e botës. Kur e shikoni në Angli, Stonehenge është më i vjetër, Stonehenge duket se është 2.500 vjeçar. Ne po flasim për një pikë vendbanimi që është 12 mijë vjet i vjetër. Göbeklitepe është një nga produktet kryesore që duhet të markohen", tha ministri.

Ndërkaq, Ersoy theksoi se Türkiye ka siguruar kthimin e një statuje unike prej bronzi që përshkruante perandorin romak Marcus Aurelius si një filozof, e cila u kontrabandua ilegalisht jashtë vendit nga qyteti antik i Boubon-it në vitet 1960.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us