TÜRKİYE
2 minuta leximi
Ministri i Tregtisë i Turkiyes do të zhvillojë vizitë zyrtare dyditore në Siri
Ömer Bolat do të zhvillojë takime dypalëshe dhe në delegacione me homologët e tij mbi çështje si tregtia, doganat, transporti, investimet, financat dhe bankingu, ndërtimtaria dhe energjia.
Ministri i Tregtisë i Turkiyes do të zhvillojë vizitë zyrtare dyditore në Siri
Ministri i Tregtisë i Turkiyes do të zhvillojë vizitë zyrtare dyditore në Siri / AA
15 Prill 2025

Ministri turk i Tregtisë, Ömer Bolat, do ta vizitojë kryeqytetin sirian Damask të mërkurën, së bashku me krerët e organizatave kryesore të biznesit, për të diskutuar çështje që lidhen me tregtinë, doganat, transportin, investimet dhe energjinë mes dy vendeve.

Delegacioni i ministrit Bolat do të përfshijë përfaqësues të biznesit, drejtues të dhomave dhe të sindikatave.

Gjatë vizitës dyditore, do të diskutohen edhe tema si forcimi i bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik të Sirisë në kuadër të procesit të ri, përmirësimi i komunikimit dhe marrëdhënieve mes aktorëve ekonomikë të të dy vendeve, si dhe rritja e koordinimit institucional për përgatitjet në ndërtimin e një Siri të lirë.

Bolat do të mbajë takime dypalëshe dhe të nivelit të delegacioneve me homologët e tij për çështje si: tregtia, doganat, transporti, investimet, financat dhe sistemi bankar, ndërtimtaria dhe energjia.

Ai do të takohet gjithashtu me ministrat sirianë të ekonomisë dhe industrisë, financave, transportit, si dhe me drejtorin e Përgjithshëm të Porteve Tokësore dhe Detare të Sirisë.

Diplomaci intensive tregtare

Pas rrëzimit të regjimit të Assad më 8 dhjetor, është zhvilluar një diplomaci intensive tregtare me administratën e re.

Zëvendësministri i Tregtisë i Türkiyes, Mustafa Tuzcu, dhe delegacioni i tij vizituan Damaskun më 23 janar dhe zhvilluan një sërë takimesh me homologët sirianë, nga të cilat rezultoi ulja e tarifave për disa produkte nga ana e Sirisë.

Më 8 shkurt, u hoqën gjithashtu kufizimet që kishte vendosur regjimi i mëparshëm në shërbimet doganore për tregtinë midis Türkiyes dhe Sirisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us