Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se forcat e Kievit kanë rimarrë kontrollin e një fshati në rajonin verilindor të Sumyt, të cilin Rusia e kishte pushtuar më herët këtë muaj.
Në një fjalim me video të shtunën në mbrëmje, Zelensky tha se më herët gjatë ditës kishte dëgjuar një raport nga Komandanti i Përgjithshëm, Oleksandr Syrskyi, lidhur me vijën e frontit dhe veprimet ushtarake aktive të Ukrainës.
Duke theksuar se vëmendje e veçantë iu kushtua frontit të Pokrovsk në rajonin lindor të Donetskut, Zelensky shtoi se u trajtua gjithashtu edhe situata në rajonin e Sumyt, veçanërisht në zonat kufitare.
“Po arrijmë t’i shtyjmë forcat ruse jashtë atyre zonave. Për këtë, i falënderoj të gjitha njësitë tona që po japin vërtet rezultate,” u shpreh ai.
Rusia kishte pretenduar se kishte pushtuar disa vendbanime në Sumy gjatë javëve të fundit, pasi presidenti rus Vlladimir Putin urdhëroi krijimin e një “zone mbrojtëse sigurie” përgjatë kufirit të Rusisë me Ukrainën në muajin maj.