Izraeli ka kërkuar nga ShBA-ja të bashkohej me fushatën e saponisur ushtarake kundër Iranit.
Duke cituar burime amerikane dhe izraelite, Axios tha se Izraeli nuk ka aftësi për ta shkatërruar vendin e pasurimit të uraniumit në Fordow të Iranit, i cili ndodhet thellë brenda një mali dhe ka nevojë për ndihmën e ShBA-së për ta shënjestruar atë në mënyrë efektive.
Një zyrtar amerikan, siç raporton Axios, konfirmoi se Izraeli kërkoi nga ShBA-ja të bashkohej në operacionin ushtarak, por tha se aktualisht administrata amerikane nuk po e shqyrton këtë.
Duke cituar një burim izraelit, media amerikane më herët tha se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar pjesëmarrjen e mundshme të ShBA-së nëse do të ishte e nevojshme gjatë bisedimeve të fundit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Megjithatë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të premten e mohoi pretendimin.
ShBA-ja vazhdimisht ka deklaruar se Izraeli veproi i vetëm në veprimet e fundit ushtarake kundër Iranit.