SPORT
1 minuta leximi
Prishtina mikpret mbi 600 pingpongistë nga 45 shtete të botës
Ekipet nga e gjithë bota tashmë po akomodohen në Prishtinë, ndërsa mbikëqyrësja e ngjarjes, Nikoleta Stefanova, po qëndron në Kosovë për të ndjekur nga afër përgatitjet dhe për të koordinuar detajet e fundit.
Prishtina mikpret mbi 600 pingpongistë nga 45 shtete të botës
Prishtina mikpret mbi 600 pingpongistë nga 45 shtete të botës / TRT Balkan
29 Maj 2025

Federata e Pingpongut e Kosovës është bërë gati për garat e mëdha WTT Youth Contender që nis sot dhe zgjatë deri më 1 qershor dhe WTT Feeder Prishtina 3 – 7 qershor janë në fazën përfundimtare.

Ekipet nga e gjithë bota tashmë po akomodohen në Prishtinë, ndërsa mbikëqyrësja e ngjarjes, Nikoleta Stefanova, po qëndron në Kosovë për të ndjekur nga afër përgatitjet dhe për të koordinuar detajet e fundit.

Salla e madhe sportive në Pallatin e Rinisë është gati deri në detajet e fundit në përputhje të plotë me standardet e World Table Tennis.

Ky super event pritet të sjellë në Prishtinë mbi 600 sportistë nga 45 shtete, përfshirë edhe 12 vende që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, një mundësi e madhe për afirmim ndërkombëtar dhe diplomaci sportive.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us