TÜRKİYE
2 minuta leximi
Hilmi Şehitoğlu, 84-vjeçari që shkroi Kuranin me dorë
Şehitoğlu, i cili gjatë gjithë jetës së tij nuk i hoqi kurrë librat nga jeta e tij, vazhdoi të lexonte pas pensionimit dhe i dha një drejtim të ri jetës së tij me kursin e gjuhës osmane.
Hilmi Şehitoğlu, 84-vjeçari që shkroi Kuranin me dorë
Hilmi Şehitoğlu, 84-vjeçari që shkroi Kuranin me dorë / AA
26 Prill 2025

Hilmi Şehitoğlu, 84 vjeç, i cili mësoi të shkruante arabisht në moshën 71-vjeçare me ëndrrën për t'u lënë një trashëgimi shpirtërore fëmijëve të tij, e ka shkruar Kuranin nga fillimi dhe deri në fund me kaligrafi.

Pasi ndoqi shkollën në fshat në rrethin Tortum të provincës turke Erzurum, ai më pas përfundoi Akademinë e Shkencave Ekonomike dhe Tregtare në Universitetin e Ankarasë në vitin 1966.

Şehitoğlu, i cili gjatë gjithë jetës së tij nuk i hoqi kurrë librat nga jeta e tij, vazhdoi të lexonte pas pensionimit dhe i dha një drejtim të ri jetës së tij me kursin e gjuhës osmane.

Kaligrafi Hilmi Şehitoğlu ishte i interesuar për kaligrafinë dhe përvoli mëngët për ta shkruar gjithë Kuranin.

Kuranin, që e përshkruan si trashëgimia më e shenjtë që ua ka lënë fëmijëve, filloi ta shkruajë në moshën 71-vjeçare dhe e përfundoi për disa vjet. Ai e vlerëson këtë vepër edhe si një akt adhurimi dhe një dhuratë që do të hidhte dritë mbi brezat e ardhshëm.

"Pasi mbusha 71 vjet, kisha dëshirën për ta shkruar Kuranin e Shenjtë"

Hilmi Şehitoğlu për Anadolu tha se gjatë viteve të vështira të fëmijërisë e ka kuptuar shumë mirë vlerën e arsimit dhe të librit dhe se gjatë gjithë jetës së tij ka qenë i rrethuar me libra.

Kaligrafi, i cili deklaroi se vendosi të mësonte osmanishten pasi doli në pension, tha: "Pasi mbusha 70 vjet, fillova të lexoj dhe të shkruaj me alfabet arab. Njerëzit rreth meje thoshin se mënyra se si shkruaja ishte e bukur. Gruaja ime e ndjerë më inkurajoi dhe lindi diçka brenda meje. Pyesja veten a thua është e mundur? A mund të shkruaja një Kuran? Fillova me shkrimin e kaptinave të shkurtra".

Ai tregon se filloi të shkruajë Kuranin kur ishte 71-vjeç dhe se e mbaroi plotësisht kur ishte 76 vjeç.

Shehitoğlu, i cili deklaroi se këshilla e tij më e madhe për të rinjtë është "leximi", tha se urdhri i parë i Kuranit, "Lexo", ka hedhur dritë mbi gjithë periudhën e jetës së tij.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us