BOTA
1 minuta leximi
Protestë në Kuds kundër ofensivës izraelite në Gaza
Demonstruesit mbanin pankarta me slogane të tilla si “Ne po e mbysim Gazën me urinë”, “Rezistoni ndaj gjenocidit”, “Jetët e palestinezëve kanë rëndësi” dhe “Armëpushim tani”.
Protestë në Kuds kundër ofensivës izraelite në Gaza
Protestë në Kuds kundër ofensivës izraelite në Gaza / AA
25 Prill 2025

Një grup protestuesish izraelitë janë tubuar në Kuds për të denoncuar fushatën ushtarake të vazhdueshme të qeverisë izraelite në Gaza pas braktisjes së armëpushimit.

Demonstruesit mbanin pankarta me slogane të tilla si “Ne po e mbysim Gazën me uri”, “Rezistoni ndaj gjenocidit”, “Jetët e palestinezëve kanë rëndësi” dhe “Armëpushim tani”.

Ata shprehën kundërshtimin e tyre ndaj sulmeve të qeverisë izraelite në Rripin e Gazës.

Policia izraelite ndërhyri në protestë dhe arrestoi tre demonstrues.

Më 18 mars, ushtria izraelite rifilloi sulmet në Gaza, duke thyer një armëpushim dhe marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve që hyri në fuqi më 19 janar.

Izraeli ka vrarë më shumë se 51.400 palestinezë në enklavë që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahun dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us