BOTA
1 minuta leximi
Studentët në Paris protestojnë në mbështetje për Gazën dhe bojkotimin e Izraelit
Studentët propalestinezë u tubuan pasdite në kryeqytet, duke bërë thirrje për drejtësi për palestinezët dhe duke u kërkuar universiteteve francezë të ndërpresin lidhjet me institucionet izraelite.
Studentët në Paris protestojnë në mbështetje për Gazën dhe bojkotimin e Izraelit
Studentët në Paris protestojnë në mbështetje për Gazën dhe bojkotimin e Izraelit / AA
25 Prill 2025

Shumë studentë universitar janë tubuar në sheshin Place du Pantheon në Paris për të shprehur mbështetje ndaj palestinezëve që përballen me sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Studentët propalestinezë u tubuan pasdite në kryeqytet, duke bërë thirrje për drejtësi për palestinezët dhe duke u kërkuar universiteteve francezë të ndërpresin lidhjet me institucionet izraelite.

Demonstruesit po ashtu kërkuan sanksione ekonomike kundër Izraelin dhe mbanin flamuj palestinezë derisa brohorisnin slogane si “Lironi Palestinën” dhe “Bojkotoni Izraelin”.

Studentët që kanë agjëruar për tri ditë në solidaritet me një grevë urie të nisur në Francë për “drejtësi në Palestinë” gjithashtu morën pjesë në protestë.

Duke folur për Anadolu, studentja 21-vjeçare, Lisa Grailhe, tha se po merr pjesë në agjërimin e solidaritetit, si dhe bëri thirrje për zbatimin e ligjit ndërkombëtar.

Duke iu referuar pengimit të Izraelit për shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gaza, Grailhe tha se “kjo është një provë e mëtejshme se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza” dhe se “ekziston një dëshirë për ta shfarosur popullin palestinez, për spastrim etnik”.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us