RAJONI
3 minuta leximi
Shqipëri, Rama: Bizneset do të kontrollohen përmes Inteligjencës Artificiale
Pas implementimit të fiskalizimit, qeveria po zhvillon një model të ri me Microsoft për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA) në mbikëqyrjen e biznesit.
Shqipëri, Rama: Bizneset do të kontrollohen përmes Inteligjencës Artificiale
Shqipëri, Rama: Bizneset do të kontrollohen përmes Inteligjencës Artificiale / ATA
24 Mars 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për menaxhimin e plazheve në vend, gjatë një takimi me sipërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve.

Rama theksoi se vitin e ardhshëm do të ketë një përmirësim të dukshëm, pasi një sërë masash janë marrë për mbikëqyrur hapësirën në plazhe, duke përfshirë një ndarje të qartë midis plazheve private dhe atyre publike.

Kryeministri i Shqipërisë shtoi se duhet të kryhen më shumë kontrolle.

“Nuk besoj se do të funksionojë, për faktin pavarësisht se mund të bëjnë kontrata me hotelin, restorantet, nuk mund të kenë plazhe dhe nuk ka për të funksionuar kjo lloj marrëveshje, natyrisht që duhen ushtruar më shumë kontrolle. Kontrollet ju e dini më mirë se unë janë bezdi e madhe dhe mirë është se gjërat të bëhen pa pasur nevojë të bëjmë kontrolle, në rastin konkret duhet të ushtrojmë kontrolle. Ju duhet të jeni në mbështetje të këtij procesi duke bërë me dije autoritetet se çfarë po ndodh. Kontrollet fizike janë edhe një burim marrëdhëniesh që mund të degjenerojnë në ryshfet”, tha Rama.

Një tjetër pikë që kreu i qeverisë preku ishte përdorimi i teknologjisë në monitorimin e bizneseve dhe kontrollin e transaksioneve.

Rama nënvizoi se pas implementimit të fiskalizimit, qeveria po zhvillon një model të ri me Microsoft për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA) në mbikëqyrjen e biznesit.

“Po bëjnë dhe diçka tjetër që ka të bëjë me biznesin pasi kemi krijuar fiskalizimin, të gjithë ju keni kasën që transmeton në 24 orë çdo transaksion, tani po krijojmë bashkë me Microsoft modelin e IA që do të bëj si të thuash atë që sot e bëjnë fizikisht inspektorët për të parë nëse t’i e ke shkelur kasën, atë butonin në mënyrë të rregullt apo ke bërë hile, modeli është duke u trajnuar dhe rezultate janë fantastike, që do të thotë që gjithë procesi do të jetë i mbikëqyrur në shkallë kombëtare nga një inspektor virtual, kjo do të bëjë që kontrollet ne biznes të jenë minimale dhe që të ardhurat dhe raporti midis biznesit dhe shtetit të jetë shumë transparent”, tha Rama.

Rama theksoi po ashtu se qeveria ka bërë një plan për mbikëqyrjen e plazheve me dron.

“Sa i përket plazheve ne do të fillojmë projektin, kemi miratuar financimin me Emiratet e Bashkuara për gjithë mbikqyrjen e me kamera inteligjente të rrugëve dhe shkollat aty kemi dhe plazhet. Aktualisht kemi bërë plazhin e mbikëqyrjes së plazheve me dron dhe në mënyrë të përditshme dhe do të shohim për mënyrën sesi administrohen plazhet. Po bëjmë disa trajnime të tjera me këta të gjeohapësirës që bëjnë filmimin e dronit e marrin dhe e fusin në atë rrjetën e përllogaritjes së hapësirës që besoj se do të ketë sfida të tjera sa del rregulli del dhe hilja thonë, pro jam I bindur se do jetë shumë më mirë se çfarë ishte”.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us