SPORT
1 minuta leximi
Xhudistja kosovare Laura Fazliu zë vendin e tretë në nivel botëror
Xhudistja 24-vjeçare është renditur e treta në botë në kategorinë deri në 63 kilogramë për femra.
Xhudistja kosovare Laura Fazliu zë vendin e tretë në nivel botëror
Xhudistja kosovare Laura Fazliu zë vendin e tretë në nivel botëror / AA
16 Qershor 2025

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos, në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja 24-vjeçare është renditur e treta në botë në kategorinë deri në 63 kilogramë për femra.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti me 'ippon' brazilianen Nauana Silva. 
Laura ishte bartëse e katërt. Në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa ajo fitoi ndaj katër kundërshtareve para garës së fundit.

Medalje të bronztë Laura fitoi edhe në Botërorin e vitit të kaluar.

Në kategorinë deri në 63 kilogramë ishin plot 44 xhudiste.

Kosova shënoi edhe një sukses të shtunën në xhudo kur xhudistja Distria Krasniqi fitoi medalje të argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us