KLIMA
1 minuta leximi
Zjarret masive përfshijnë Japoninë, mbi 600 hektarë të djegura
Urdhra evakuimi janë lëshuar pasi zjarret vazhdojnë të kërcënojnë shtëpitë në disa provinca.
Zjarret masive përfshijnë Japoninë, mbi 600 hektarë të djegura
Zjarret masive përfshijnë Japoninë, mbi 600 hektarë të djegura / AP
26 Mars 2025

Zjarret në Japoni vazhduan të përhapen të mërkurën në disa rajone, pavarësisht përpjekjeve intensive të ekipeve të zjarrfikësve nga ajri dhe toka që nga fundjava.

Në Provincën Ehime, një zjarr që shpërtheu të dielën në qytetin Imabari ka shkatërruar të paktën 306 hektarë, sipas transmetuesit publik NHK World Japan. Disa shtëpi në zonë janë dëmtuar.

Në qytetin Okayama, në Provincën Okayama, një tjetër zjarr ka djegur 311 hektarë që nga e diela, duke shkaktuar dëme në gjashtë ndërtesa.

Ndërkohë, një zjarr i ri shpërtheu të martën në Provincën Miyazaki, duke shtuar ngarkesën mbi ekipet e emergjencës.

Qeveria japoneze ka vendosur helikopterë për t'i ndihmuar ekipet në terren në përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa mijëra urdhra evakuimi janë lëshuar për banorët në zonat e kërcënuara.

Pavarësisht përpjekjeve gjatë natës, autoritetet raportuan se flakët mbetën të pakontrolluara dhe iu afruan zonave të banuara. Operacionet me helikopterë u rifilluan herët në mëngjesin e së mërkurës, ndërsa përpjekjet për shuarjen e zjarreve vazhdojnë në të gjitha rajonet e prekura.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us