TÜRKİYE
2 minuta leximi
Lexim në qiell: Nxënës dhe mësues në Kapadokya me libra në balona ajri
Në kuadrin e "Modelit Maarif të Shekullit të Türkiyes" dhe "Vizionit Maarif 50" me qëllimin për të zhvilluar zakonet e leximit të nxënësve, Drejtoria Rajonale e Arsimit Kombëtar në qytet nisi projektin "Horizontet që ngrihen me librin".
Lexim në qiell: Nxënës dhe mësues në Kapadokya me libra në balona ajri
Lexim në qiell: Nxënës dhe mësues në Kapadokya me libra në balona ajri / AA
12 Qershor 2025

Në qytetin Nevşehir në Türkiye, mësuesit dhe nxënësit me qëllimin për të rritur ndërgjegjësimin mbi leximin organizuan aktivitetin e leximit të librave në qiell, ku u ngritën me një balonë me ajër të nxehtë. 

Në kuadrin e "Modelit Maarif të Shekullit të Türkiyes" dhe "Vizionit Maarif 50" me qëllimin për të zhvilluar zakonet e leximit të nxënësve, Drejtoria Rajonale e Arsimit Kombëtar në qytet nisi projektin "Horizontet që ngrihen me librin".

Si pjesë e projektit, në zonat e krijuara në Shkollën 9-vjeçare Gazi dhe Shkollën e Mesme Medrese "Gazi Osman Pasha", u mbajtën aktivitete leximi në intervale të caktuara si dhe për mësuesit dhe nxënësit u organizua aktivitet i leximit të librave në qiell.

Bashkë me librat e tyre në duar 60 nxënës dhe mësues hipën në balonat me ajër të nxehtë të përgatitura nga ekipet në lindjen e diellit në qytezën Çat dhe u ngritën në qiellin e Kapadokyas.

Pjesëmarrësit panë bukuritë natyrore të rajonit nga një pamje në lartësi si dhe shijuan leximin e librave në qiell.

Drejtori rajonal i arsimit kombëtar, Yusuf Yazıcı tha për Anadolu se ata po kryejnë studime të ndryshme në shkolla për të zbatuar në mënyrë efikase programin e kurrikulës arsimore.

Nxënësja Müberra Pamuk tha se ishte një aktivitet i këndshëm për ndërgjegjësimin për leximin e librave. "Në të kaluarën, njerëzit punonin shumë për të qenë në gjendje të lexonin libra. Tani kemi qasje shumë të lehtë. Ishte shumë argëtuese të hipje në një balonë dhe të lexoje një libër", tha ajo.

Katër balona me ajër të nxehtë që mbajtën mësues dhe nxënësit, fluturuan përreth luginës Çat për rreth një orë.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us