12 Qershor 2025
Qeveria e Shqipërisë ka miratuar në parim marrëveshjen me Serbinë për sigurimet shoqërore.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 11 qershor është miratuar vendimi në fjalë, i cili është publikuar në uebfaqen e Qeverisë së Shqipërisë.
"Me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin në parim të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, për sigurimet shoqërore", thuhet në vendim.
Pasi të diskutohet në komisionet parlamentare, marrëveshja në fjalë pritet të miratohet edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.
Kujtojmë se Shqipëria ka ratifikuar marrëveshje për sigurimet shoqërore me disa shtete.