BOTA
1 minuta leximi
Xi dhe Trump zhvillojnë telefonatën e parë që nga përshkallëzimi i tarifave Kinë-ShBA
Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, telefonata është zhvilluar me kërkesë të Uashingtonit.
Xi dhe Trump zhvillojnë telefonatën e parë që nga përshkallëzimi i tarifave Kinë-ShBA
Xi dhe Trump zhvillojnë telefonatën e parë që nga përshkallëzimi i tarifave Kinë-ShBA / AA
5 Qershor 2025

Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë biseduar në telefon sot për herë të parë që kur tensionet midis vendeve të tyre u përshkallëzuan për shkak të tarifave.

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, telefonata është zhvilluar me kërkesë të Uashingtonit.

Negociatat tregtare midis ShBA-së dhe Kinës u ndërprenë menjëherë pas marrëveshjes së tyre të 12 majit për t’i ulur tarifat.

Sipas asaj marrëveshjeje, ShBA-ja dhe Kina ranë dakord për një pezullim 90-ditor të shumicës së tarifave dhe një heqje të masave të vendosura që nga fillimi i prillit.

Secila palë ka akuzuar tjetrën për shkelje të kushteve. Trump ka pretenduar se Kina nuk ka arritur ta zbatojë marrëveshjen, ndërsa Pekini të hënën i hodhi poshtë këto akuza si "të pabaza" dhe paralajmëroi për kundërmasa të forta për të mbrojtur interesat e saj ekonomike.

Të mërkurën, Trump e përshkroi homologun kinez Xi si "shumë të vështirë dhe jashtëzakonisht të rëndë për të bërë një marrëveshje me të".


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us