RAJONI
1 minuta leximi
Mickoski: Kroacia, mike e provuar në rrugën drejt BE-së
“Kroacia është një mike e provuar e vendit tonë dhe mbështetja e saj e zëshme në momentet kyçe është një nxitje dhe inkurajim i madh për të gjithë ne”, shkroi Mickoski.
Mickoski: Kroacia, mike e provuar në rrugën drejt BE-së
Mickoski: Kroacia, mike e provuar në rrugën drejt BE-së / TRT Balkan
21 Qershor 2025

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ka theksuar se Kroacia është “mike e provuar” e Maqedonisë së Veriut. 

Në një postim në rrjetet sociale, ku njoftoi bisedën telefonike me kryeministrin Plenkoviq, Mickoski tha se në pritje të raportit të Parlamentit Evropian vazhdon të përdor të gjitha kontaktet për të treguar “të vërtetën maqedonase, progresin tonë, vlerat që mbrojmë dhe të ardhmen që e meritojmë”.

“Kroacia është një mike e provuar e vendit tonë dhe mbështetja e saj e zëshme në momentet kyçe është një nxitje dhe inkurajim i madh për të gjithë ne”, shkroi Mickoski.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut “meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE), por me kokën lartë”.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us