Raketa Starship e SpaceX u nis të martën në fluturimin e saj të nëntë testues në përpjekjet e kompanisë së udhëhequr nga Elon Musk për të demonstruar suksesin pas dy misioneve të dështuara në fillim të këtij viti.
"Sikur testi i fluturimit nuk ishte emocionues mjaftueshëm, Starship përjetoi një çmontim të shpejtë dhe të paplanifikuar. Ekipet do të vazhdojnë të shqyrtojnë të dhënat dhe të punojnë drejt testit tonë të ardhshëm të fluturimit", tha SpaceX në X.
"Me një test si ky, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe testi i sotëm do të na ndihmojë të përmirësojmë besueshmërinë e Starship teksa SpaceX kërkon ta bëjë jetën shumëplanetare", thuhet në postim.
Raketa 400 metra e lartë u ngrit në orën 07:37 pasdite sipas kohës lokale nga Starbase i SpaceX në Boca Chica të Teksasit, ShBA, me miratimin e Administratës Federale të Aviacionit (FAA).
Testi pasoi përmirësimet e bëra pas dështimeve në janar dhe mars.