LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
OBSh-ja: Spitali "Al-Awda" në Gaza ka dalur jashtë funksioni
"Me mbylljen e spitalit 'Al-Awda', nuk ka mbetur asnjë spital funksional në Gazën veriore. Kjo ka prerë një linjë jetësore kritike për njerëzit atje", tha drejtori i OBSh-së, Ghebreyesus.
OBSh-ja: Spitali "Al-Awda" në Gaza ka dalur jashtë funksioni
OBSh-ja: Spitali "Al-Awda" në Gaza ka dalur jashtë funksioni / AA
30 Maj 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se spitali "Al-Awda" në veri të Rripit të Gazës, të cilin Izraeli donte ta evakuonte, është jashtë funksionit.

"Spitali 'Al-Awda' në Gazën veriore mbetet jashtë shërbimit sot pas urdhrave të evakuimit", tha Ghebreyesus në një postim në rrjetin social X. Ai shtoi se OBSj-ja ishte informuar nga Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ghebreyesus tha se 97 persona, përfshirë 13 pacientë, mbetën brenda, duke shtuar se pavarësisht situatës së pasigurt që vazhdon, ata planifikojnë t'i transferojnë pacientët në një strukturë tjetër nesër.

Drejtori i OBSh-së theksoi se pajisjet mjekësore të spitalit nuk mund të transportohen për shkak se rrugët janë të papërdorshme. "Me mbylljen e spitalit 'Al-Awda', nuk ka mbetur asnjë spital funksional në Gazën veriore. Kjo ka prerë një linjë jetësore kritike për njerëzit atje. OBSh-ja bën thirrje për ruajtjen e spitalit, sigurinë e stafit dhe pacientëve të tij, dhe përsërit thirrjen për mbrojtje aktive të civilëve dhe shërbimeve shëndetësore", tha ai.

Ghebreyesus bëri thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës, duke theksuar se spitalet nuk duhet të sulmohen kurrë ose të ndërhyhet ushtarakisht.

- Izraeli hap zjarr ndaj spitalit "Al-Awda"

Në një deklaratë me shkrim nga stafi i spitalit "Al-Awda" thuhet se ushtria izraelite aktivizoi robotë shpërthyes pranë spitalit, hapi zjarr mbi ndërtesat dhe mjediset e spitalit dhe urdhëroi evakuimin e tij.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us