29 Maj 2025
Grupi palestinez i rezistencës Hamas konfirmoi sot se ka marrë një propozim të ri nga ndërmjetësit për një armëpushim në Gaza dhe shkëmbim të burgosurish.
“Ne po e shqyrtojmë propozimin e (të dërguarit të ShBA-së Steve) Witkoffit me përgjegjësi, në një mënyrë që u shërben interesave të popullit tonë, ofron lehtësim dhe çon në një armëpushim të përhershëm në Gaza”, tha Hamasi në një deklaratë.
Nuk u dhanë detaje nga grupi në lidhje me propozimin e ri.
Të mërkurën, Hamasi tha se ka arritur një marrëveshje me Witkoffin mbi një kornizë të përgjithshme për armëpushim të përhershëm në Gaza.